Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i pyetur sot rreth rastit me djalin e një funksionari të lartë të MPB-së ka deklaruar se gjithçka është spekulim dhe informatë e pabazuar në fakte dhe argmente.
“Kjo është një pyetje për të cilën nuk ka asnjë fakt. Më së miri është që t’i presim argumentet dhe faktet që kanë të bëjnë me këtë proces dhe më pas ato argumente dhe fakte t’i plasojmë në opinion. Kështu gjatë ditës ne do të dalim me informata rreth këtij rasti. Këto fakte nuk kanë të bëjnë me spekulimet tuaja. Besoni se do të ketë përgjegjësi për secilin që shkel ligjin, këtu nuk ka dilema, kushdo qoftë, ministër, drejtor, qytetar apo gazetar e kështu me radhë”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm./ Gazeta.mk
Videon mund ta shikoni në kete LINK