12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSpasovski: Kemi vendosur shërbim profesional policor për qytetarët

Spasovski: Kemi vendosur shërbim profesional policor për qytetarët

Roli i policisë në zbatimin e vendimeve dhe masave të strategjisë së qeverisë për të ndaluar përhapjen e virusit është shumë i madh dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm. Inkurajon në mënyrë të veçantë që me të vërtetë i kemi marrë vendimet e duhura, për çka këtyre ditëve flasin edhe shifrat e rasteve të ulura të të infektuarve. Jam veçanërisht krenar që ky është një sukses edhe i normave dhe konceptit të vendosur për paqen dhe sigurinë publike, si garanci për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Këtë në një video-fjalim e tha kryeministri Oliver Spasovski me rastin e 7 Majit, Ditës së Policisë dhe Sigurisë.

Spasovski në video-mesazhin në nder të 7 Majit,  thekson se këtë vit kjo ditë shënohet në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi.

Ai thekson se në zbatimin e reformave janë udhëhequr nga fakti se integriteti, pajisjet dhe statusi i zyrtarit policor janë imperativ, pa të cilët është i pamundur zbatimi i ndonjë reformë sistemike në këtë fushë.

Sipas Spasovskit, rezultatet e arritura dëshmohen më së miri nga analizat dhe hulumtimet vendore dhe ndërkombëtare që konfirmojnë se Maqedonia e Veriut vendos shërbim policor profesional, i cili është përcaktuar të jetë shërbim realist dhe i besueshëm për qytetarët.

“Prandaj, me të drejtë besojmë se në periudhën e ardhshme, do të vazhdojmë ta forcojmë kapacitetin e përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, për rezultate akoma më të mira në funksionimin e të gjitha njësive organizative. Urime 7 Maji – Dita e Policisë, tha kryeministri Spasovski në video-mesazhin me rastin e Ditës së Policisë. mb/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments