Qeveria ka sjellë dekret me fuqi ligjore për afatet për mbajtje të zgjedhjeve dhe nuk ka nevojë ai të ndërrohet. Dekreti u tregua i drejtë edhe në sistemin juridik të RMV-së dhe Gjykata kushtetuese vlerësoi se është bazuar në Kushtetutën dhe ligjin, deklaroi Oliver Spasovski.
“Ai dekret i shtyu veprimet zgjedhore, i ngriu afatet, sepse në gjendje të jashtëzakonshme ata mbeten jashtë fuqie, Këtu duhet ta kemi parasysh afatin kushtetues prej 60 ditëve për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare nga dita e shpërndarjes së Kuvendit. Nëse diçka tjetër duhet të plotësohet në këtë periudhë, në kuptim të afateve në kuadër të atyre 60 ditëve, ajo tashmë është çështje e plotësimit të dekretit. Por, ne kemi dekret dhe ai nuk ka nevojë të ndërrohet”, theksoi Spasovski duke u përgjigjur në pyetjet rreth Dekretit qeveritar për zgjedhjet në konferencën për shtyp kushtuar pakos së tretë të masave ekonomike për zbutje të pasojave nga pande(MEDIAL).
Në pyetjen nëse në zgjedhje do të votojë edhe diaspora, kryeministri u përgjigj se udhëtimet jashtë vendit janë mes sfidave më të mëdha për secilin shtet sepse janë rreziku më i madh për përhapje të infektimit.
Ai përkujtoi se për shkak të kërcënimit që e sjellin udhëtimet ishte edhe vendimi i Qeverisë për karantinë shtetërore për të gjithë që kthehen nga cili do shtet i botës me qëllim që të mbrohet popullata nga përhapja e KOVID-19.
“Për udhëtimet nevojiten protokolle të posaçme. Ndërkaq nëse do të duhet të mundësohet votim i diasporës, kjo është mundësuar sipas Kodit zgjedhor nëse përmbushen kushtet që qëndrojnë në të. Kjo është paraparë edhe në veprimet zgjedhore dhe mendoj se është mjaft e qartë në cilën mënyrë do të zhvillohen zgjedhjet – edhe këtu edhe jashtë shtetit”, tha Spasovski.