Lidhur me vrasjen e dyfishtë në Çellopek ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Ai ka thënë se dyshohet se motivet e vrasjes janë çështjet e pazgjidhura pronësore.
“Kolegët punojnë për momentin për zbardhjen e kësaj ngjarje. Bëhet fjalë për çështje të pazgjidhura pronësore në një familje. Këto janë informacionet e para që më dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti të rrumbullakohet i gjithë ai procesi dhe të kemi detaje nga ngjarja”, ka thënë Spasovski.