Minsitri i punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, informoi se avokati i Ljupço Palevski, i cili u mor në pyetje dje pasdite, është ende në stacion policor dhe pas përfundimit të marrjes në pyetje, shërbimet do të vendosin për hapat e mëtutjeshme të cilat do të ndërmerren në lidhe me të.
Avokati i Ljupço Palevski – Palço, Vasko Stojkov, me të cilin i dyshuari kryesor për dy vrasjet më 30 nëntor u largua nga vendim për në Bullgari, ende po merret në pyetje në stacionin policor. Ai është është në stacion që nga pasditja e djeshme dhe pas marrjes në pyetje siç tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, shërbimet do të vendosin për hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmerren në lidhje me të.
“Ai është mbajtur në stacionin policor për marrjen në pyetje, i cili është ende në vazhdim brenda atij paraburgimi 24 orësh dhe kur të përfundojë shërbimet do të vendosin se çfarë do të veprojnë më tutje”, tha Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në SPB – Ohër.
Avokati i Palevskit para disa ditësh deklaroi se klientin e tij e ka çuar në kontrolle mjekësore në Beograd për shkak se nuk ka automjet. Ai tha se kishte qëllim të mirë për të ndihmuar Palevskin dhe se nuk e dinte se ai ishte i përfshirë në dy vrasjet, por se në fund ndihej i keqtrajtuar.
I pyetur për njeriun nga Shkupi i cili dyshohet se ka transportuar Palevskin nga Serbia për në Turqi, i cili është arrestuar pas hyrjes në vend dhe të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh, Spasovski thotë se sipas asaj që është konstatuar, kundër tij do të ngrihet aktakuzë.