29 C
Tetovo
E enjte, 17 Korrik, 2025
BallinaLajmeSpasenovski: Alternativa është në kërkim të shpëtimit pas disfatës së rëndë nga...

Spasenovski: Alternativa është në kërkim të shpëtimit pas disfatës së rëndë nga BDI dhe LSDM

Profesori universitar Aleksandar Spasenovski, në një prononcim për “Slloboden peçat”, duke folur për propozimin e Alternativës që në Maqedoni të formohet komunitet i komunave shqiptare, ka deklaruar se Republika e Maqedonisë që nga viti 2001 ndërton një model kushtetues – juridik në të cilin: nuk ka zgjidhje territoriale për çështjet etnike; po promovohet dhe mbrohet karakteri unitar i shtetit dhe vazhdimisht po promovohen të drejtat e të gjithë qytetarëve nga të gjitha bashkësitë etnike në shoqërinë multietnike të shtetit

“Kërkesa për një alternativë për formimin e komunitetit të komunave shqiptare në Republikën e Maqedonisë pas zbërthimit të rastit serb në Kosovë paraqet një ndërprerje të keqe nga ky model i pranuar me konsensus. Ky veprim është rezultat i motiveve të ngushta politike që kanë të bëjnë me nevojën që Alternativa të parandalojë rënien e pritur të rejtingut të partisë pas disfatës së rëndë në betejën politike të kësaj partie me BDI-në dhe LSDM-në, e cila rezultoi me përjashtimin e saj nga Qeveria”, thotë Spasenovski.

Sipas profesorit, reagimet unanime të dënimit nga të gjitha partitë relevante politike nga pushteti dhe nga opozita ndaj kërkesës së Alternativës janë sinjal i rëndësishëm i riafirmimit të konsensusit politik dhe etnik të vendosur me Marrëveshjen Kornizë të vitit 2001 dhe Kushtetutën ndryshimet që pasuan.

“Fakti që kjo sferë delikate e marrëdhënieve ndëretnike ende (keq) përdoret për qëllime të ngushta politike, flet për nevojën e evoluimit të mëtejmë të përshpejtuar të kulturës politike dhe standardeve të përgjithshme demokratike në vend”, ka thënë Spasenovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments