4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaOpinionSpartak Ngjela: Ja çfarë po përpiqen t’i bëjnë Shqipërisë

Spartak Ngjela: Ja çfarë po përpiqen t’i bëjnë Shqipërisë

vokati Spartak Ngjela, ka shkruar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, në lidhje me situatën politike në ven.

“Saliu ndërkohë po kërkon të krijojë armikun, që këtë ta ketë si motiv edhe turma mbështetëse e tij.

Po ç’është kjo: gjetje, apo përsëritje e historive diktatoriale?

l.

Vulgi turbator

Këtë shprehje latine kanë thënë romakët e mëdhenj për turbulluesin e turmës: turbullues i vulgut.

Por, na duhet të vëmë në dukje se, në kohët moderne dhe, sidomos, gjatë shekullit të XX- ë këta turbullues turmash krijuan tiranitë më kriminale që kishte njohur historia.

Por, as Shqipëria nuk shpëtoi dot nga një i tillë vulgi turbator gjatë këtij shekulli: ky ishte Enver Hoxha.

Veçse, një i tillë është sot edhe Saliu, i cili kuptohet se është në fundin e vet politik.

ll.

Tani, të bën për të qeshur ky fundi i Saliut.

Sepse këta tipa kanë ekzistuar gjithmonë në histori.

Historianët e mëdhenj, këtë lloj tipi që ka gënjyer turmat dhe është në fundin e vet politik, e kanë quajtur: 

Shqetësuesi i fundit i njerëzve të thjeshtë, i lindur nga llafazanët e kotë, nga gënjeshtarët dhe budallenjtë.

Por ajo që duhet të theksojmë tani si fakt historik, është e vërteta se këta tipa patologjikë e kanë në natyrën e sëmundjes së tyre armikun. Ata duan të infektojnë me maninë e armikut të tyre turmën që i mbështet, duke aluduar që, armiku i tij është edhe armiku turmës së tij mbështetëse.  

Sepse dihet nga psikologjia e turmës që vulgu kërkon gjithmonë të ketë një armik të prekshëm dhe konkret

Hitleri gjeti ebrejtë. Dhe i sëmuri gjermanët me armikun e tyre të madh – ebrejtë.

Hitleri për gjithçka që nuk shkonte mirë në Gjermani fajësonte ebrejtë. Derisa u tha turmave që e përkrahin se:

“Nuk ka ndonjë formë të punëve të pista dhe ku, të paktën, të mos jetë përfshirë një ebre”.

Enver Hoxha, nuk u tha ebrej armiqve që krijonte dhe i likuidonte me zhurmë propagande, por tha se ata ishin armiq të tij dhe të Shqipërisë. Dhe këtë ua përcillte turmave që i kish’ shthurur deri në sëmundje.

Dhe vulgu i Shqipërisë e mbështeste se e kishte në natyrë të patologjisë së vet gjetjen e armikut të identifikuar.

Turma e përfshirë në politikën e pushtetit politik, kur gjen armikun e saj, krijon objektin konkret të shpirtit të vet të trazuar. Dhe këtu qetësohet dhe harron veten, se mendjen e ka te armiku i saj.

lll.

Por ja që, edhe Saliu, kuptohet se është i njëjti tip: ai duroi sa duroi, dhe e gjeti më në fund edhe ky armikun. Dhe këtë po ia shpreh përditë turmës që e mbështet. Dhe ky armik është kryeministri aktual: Edi Rama.

Por, nëse ish kancelari gjerman nazist dhe sekretari i parë komunist i Shqipërisë e gjetën armikun dhe ua përcollën turmave të tyre nga pozitat e forcës, se ata ishin në pushtet kur “gjetën” armikun – Sali ziu e gjeti armikun duke mos pasur fare forcë, madje edhe i akuzuar nga Uashingtoni për korrupsion të nivelit të lartë dhe në bashkëpunim me Alkaedën.

Dhe, prandaj, ky nuk po e entuziazmon dot turmën e tij, dhe pse Saliu po mendon se kësaj turme ia ka gjetur armikun.

Po “armiku” Edi Rama, çfarë po bën? Ai ndihet i sigurt në pushtetin e tij, se arkaizmat e Saliut me armikun e popullit nuk afektojnë dot më njeri në Shqipëri.

E kuptoni tani se çfarë po ndodh në Shqipëri?

Po Alibejajn, i cili tani e ka në drejtim të tij Partinë Demokratike ligjore, a do ta shpallë armik Saliu?”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments