-1.6 C
Tetovo
E premte, 21 Shkurt, 2025
BallinaLajmeSpanjollët i japin 1 milionë € grant Ministrisë së Izet Mexhitit për...

Spanjollët i japin 1 milionë € grant Ministrisë së Izet Mexhitit për Liqenin e Ohrit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot ka pritur në një takim pune ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë, Sh.T. Rafael Soriano Ortiz.

Mexhiti gjatë takimit ka informuar Ambasadorin Ortiz për prioritetet e qeverisë dhe të Ministrisë së Mjedisit, ndërsa dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar mundësitë për përshpejtimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Mexhiti është shprehur se dy vendet mike kanë marrëdhënie diplomatike 30-vjeçare, të bazuara në bashkëpunim të shumëanshëm dhe respekt të ndërsjellë, ndërsa Spanja zbaton një politikë evropiane që ka si komponentë thelbësore zgjerimin e familjes evropiane me synim krijimin e një hapësire të përbashkët rregullash dhe vlerash që do të sigurojnë mirëqenien e qytetarëve tanë.

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Mbretërinë e Spanjës, Qeveria Spanjolle ka ndarë kohë më parë asistencë teknike në formë granti prej afro 1 milion eurosh, për shërbime konsulence dhe inxhinierike për sistemin e kullimit dhe trajtimit të ujërave të zeza për liqenin e Ohrit, për të cilën mbështetje Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti e ka falënderuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments