Plazhet në të gjithë Spanjën do të rihapen të hënën, pasi disa pjesë të vendit do të hyjnë në fazën e radhës së heqjes së kufizimeve në jetën publike, që u vendosën për frenimin e koronavirusit.
Plazhet në shumë prej rajoneve bregdetare të Spanjës, së bashku me ishujt Kanarie, Balearike dhe Majorka, do të rihapen.
Vetëm banorët e provincave, që konsiderohen të gatshëm për të hyrë në fazën e dytë të planit të heqjes së bllokimit të Spanjës, do të lejohen të shkojnë në plazh, një grup i përbërë nga rreth 14 milionë njerëz.
Jo të gjitha plazhet do të jenë të hapura për qytetarët.
Barcelona, midis rajoneve të tjera, do të hyjë nesër në fazën e parë të planit, në bazë të së cilës banorët mund të shkojnë në plazhe vetëm për të bërë stërvitje.
Plazhet spanjolle do të rihapen në mungesë të turistëve të huaj dhe vendas.