8.9 C
Tetovo
E enjte, 23 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaSpanja e kundërshtoi propozimin lidhur me pezullimin e ndihmave të BE-së për...

Spanja e kundërshtoi propozimin lidhur me pezullimin e ndihmave të BE-së për territoret palestineze për shkak të sulmeve të Hamasit

Spanja e ka kundërshtuar të propozimin për pezullimin e ndihmave të Bashkimit Evropian (BE) për territoret palestineze, duke thënë se “Hamasin nuk duhet ta përziejmë me popullin palestinez”. Ministri i Jashtëm në detyrë i Spanjës, Jose Manuel Albares, tha të martën se “ky bashkëpunim duhet të vazhdojë patjetër, sepse nuk mund ta përziejmë Hamasin, të cilin BE-ja e ka në listën e grupeve terroriste, me popullin palestinez, apo autoritetin palestinez, apo organizatat e Kombeve të Bashkuara në terren”. Ai tha për radion spanjolle Kadena, se territoret palestineze me gjasë do të kenë nevojë për më shumë ndihma në të ardhmen e afërt, pas sulmit të Hamasit kundër Izraelit të shtunën dhe bombardimeve hakmarrëse izraelite ndaj Rripit të Gazës si pasojë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments