2.6 C
Tetovo
E martë, 11 Shkurt, 2025
BallinaLajmeSPAK nxjerr shifrat marramendëse/ Ajola Xoxa ka blerë online veshje me vlerë...

SPAK nxjerr shifrat marramendëse/ Ajola Xoxa ka blerë online veshje me vlerë mbi 860 mijë euro

Prokuroria e Posaçme SPAK ka komunikuar sot zyrtarisht akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxës. Një njoftimin zyrtar të SPAK, nga transaksionet dhe pagesat që shkonin nga Veliaj te Xoxa përmenden edhe shpenzimet e kësaj të fundit për veshje dhe bizhuteri.

SPAK thotë se Xoxa për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë, shpenzime të cilat nuk rezultojnë të deklaruara.

“Përveç sa është përshkruar më lart, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të”,- thuhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments