5.3 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeSPAK, 24 masa sigurie për drejtuesë të Universitetit Bujqësor, Rama: Pa gjyq

SPAK, 24 masa sigurie për drejtuesë të Universitetit Bujqësor, Rama: Pa gjyq

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masave të sigurisë ndaj 24 drejtuesve dhe nëpunësve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, nën dyshimet për abuzime me tenderat. Mes tyre, dy zëvendës rektorë dhe tre pedagogë janë në detyrim paraqitje dhe arrest shtëpie. Ndërsa në arrest me burg është lënë administratori i Universitetit dhe 4 drejtorë e specialistë. Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish SPAK-un ndërsa foli për masa sigurie të dhëna pa gjyq. Ai njoftoi se nesër në grupin parlamentar socialist do të ketë një dëgjesë me rektorin e Universitetit, një institucion i cili, sipas ligjit, ushtron veprimtarinë në mënyrë autonome

Dyshimet për abuzime me fondet përmes tenderave të organizuara nga Universiteti Bujqësor i Tiranës çuan në lëshimin e masave të ndryshme të sigurisë ndaj një numëri të lartë drejtuesish të këtij institucioni dhe stafit administrativ të tij. Administratori Eduart Tërthorja, si dhe 4 drejtorë dhe specialistë u arrestuan. Për 10 të tjerë, përfshirë 3 pedagogë, është vendosur arresti në shtëpi, ndërsa për 9 persona, përfshirë dy zëvendës rektorët Ilir Kapaj dhe Romina Koto, është caktuar detyrim për paraqitje. Ata dyshohen pë disa vepra penale, që nga shkelja e barazisë në tendera, te falsifikimi I dokumentave apo shpërdorimi i detyrës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments