16.5 C
Tetovo
E martë, 30 Shtator, 2025
BallinaLajmeBotaSot takimi i jashtëzakonshëm në SHBA, Trump dhe Hegseth mbledhin të gjithë...

Sot takimi i jashtëzakonshëm në SHBA, Trump dhe Hegseth mbledhin të gjithë gjeneralët dhe admiralët ushtarakë

Presidenti i SHBA, Donald Trump, dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, pritet të zhvillojnë sot një takim të pazakontë me drejtuesit më të lartë të ushtrisë amerikane, në një bazë ushtarake pranë Uashingtonit.Qindra udhëheqës ushtarakë, përfshirë gjeneralë dhe admiralë amerikanë nga e gjithë bota, janë thirrur të marrin pjesë, në një nga grumbullimet më të mëdha të niveleve të larta ushtarake në një vend të vetëm.

Ngjarja do të mbahet në bazën e famshme detare të Quantico-s në Virxhinia, një hapësirë prej mbi 220 kilometra katrorë, dhe po zhvillohet në kushte të rrepta sigurie.

Thirrja për këtë takim u bë javën e kaluar në mënyrë të papritur, pa ndonjë arsye zyrtare të bërë publike, çka ka nxitur spekulime të shumta.

Admirali italian Giuseppe Cavo Dragone, aktualisht kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, është shprehur për agjencinë Associated Press: “Në 49 vitet e shërbimit tim, nuk kam parë kurrë diçka të tillë.”

Në skenën ku pritet të flasin Trump dhe Hegseth ndodhej një flamur i madh amerikan, me parulla si “forcë, shërbim, Amerikë” dhe simbolet e të gjitha degëve të forcave të armatosura.

Presidenti Trump, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e tij, e përshkroi takimin si një “mbledhje të këndshme” ku do të diskutohet për gjendjen aktuale të ushtrisë amerikane.Në takim pritet të marrin pjesë mbi 800 oficerë nga baza të shumta ushtarake në SHBA dhe jashtë saj, përfshirë Europën, Korenë e Jugut dhe Lindjen e Mesme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments