Presidenti Stevo Pendarovski sot do të mbajë fjalim para deputetëve në Kuvend.
Pendarovski, siç është paralajmëruar në ueb faqen e shtëpisë ligjdhënëse, do ta mbajë fjalimin e tij para deputetëve në kuadër të seancës së 56-të kuvendore. Fjalimi i shefit të shtetit, sipas agjendës, të publikuar në faqen e internetit është paralajmëruar për në orën 12.
Shefi i shtetit, si zakonisht, do të flasë për ngjarjet aktuale në periudhën e kaluar dhe për pritjet për vitin e ardhshëm. Ndërsa sivjet ai deputetëve do t’u drejtohet në momentin kur është në vijim formimi i qeverisë së re, derisa opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, ndërsa vendi sërish nuk mori dritë të gjelbër për fillimin e negociatave me BE-në për shkak të vetos bullgare, me premtim të Qeverisë së re në Sofje të Kiril Petkovit se procesi do të bëhet më pragmatik, por edhe duke përmendur afatin prej gjashtë muajve për t’u zgjidhur.
Pendarovski nuk mbështet zgjedhje të parakohshme. Sipas tij do të jetë shumë vështirë të vihet deri në 61 vota në Parlament që i të shpërndahet dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Në emisionin në “Top Tema” në televizionin telma javën e kaluar, duke e komentuar kërkesën e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskit për zgjedhje të parakohshme tha se shtetit i mungon një periudhë pa zgjedhje.
I pyetur nëse pret në fjalimin e tij vjetor në Kuvend të marrë pjesë edhe opozita, Pendarovski tha se ky është një vendim politik i grupeve të deputetëve.
Shefi i shtetit këtë fjalim vjetor në Kuvend do të mbajë edhe të dielën, për kur është paralajmëruar dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev. Kryeministri paralajmëroi se dorëheqjen do ta parashtrojë gjatë kësaj jave dhe shprehu pritje pas formalizimit të dorëheqjes në Kuvend, pasardhësi i tij si kryeministër i ri të jetë lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.Pendarovski pas dorëheqjes së Zaevit duhet t’i ndajë mandat mandatarit të ri. Sipas Kushtetutës, presidenti është i obliguar në një afat prej dhjetë ditëve t’i besojë mandatin partisë, gjegjësisht partive që kanë shumicë në Kuvend. Mandatari në një afat prej 20 ditëve, nga dita e ndarjes së mandatit, Kuvendit i parashtron program dhe e propozon përbërjen e Qeverisë, qëndron në Kumtesë.