Sot do të mblidhet Komiteti për menaxhimin e pandemisë, gjatë mblidhjespër raportohet se do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe analizimi i vendosjes së masave të reja.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Ndryshe, një ditë më parë edhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se të enjten do të bëhet shqyrtimi i masave kundër COVID-19, të cilat janë duke u zbatuar në Kosovë nga 22 janari.
Masat e fundit antiCOVID kanë hyrë në fuqi më 22 janar e të cilat do të jenë në fuqi deri më 4 shkurt.
Me këto masa ndalohet lëvizja e qytetarëve pas orës 22:00, kurse sektori i gastronomisë lejohet të punojë vetëm deri në ora 21:00, transmeton Telegrafi.
Po ashtu, ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar pa maskë, ndërsa operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.
Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy udhëtarë.
Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme: Certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19;Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).