Sot ne vazhdojmë më masivisht dhe më në numër kundër bullgarizimit dhe asimilimit të hapur. Të bashkohemi nën gjuhën maqedonase që dimë. I bëjmë thirrje çdo familjeje që të shpalosë flamurin maqedonas në ballkonin apo dritaren e tyre, thotë “Ulitmatum, JO faleminderit”.
- Sot vazhdojmë me një marsh proteste. Në orën 19:00 para Qeverisë, përmes Ministrisë së Drejtësisë, ku do të njoftojmë se Kushtetuta nuk është letër higjienike, pastaj deri në Parlament.
Të protestojmë masivisht, paqësisht dhe me dinjitet, le të jetë populli barriera e fundit kundër lojës së pandershme që do të detyrojë bullgarizimin e popullit dhe të Maqedonisë.
T’i themi JO Ultimatumit, thotë ftesa për protestë.