8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSonja Llukarevska nga LSDM fajëson BDI-në ,për ulje rejtingu /“Futbolli” i BDI-së...

Sonja Llukarevska nga LSDM fajëson BDI-në ,për ulje rejtingu /“Futbolli” i BDI-së na goditi në kokë.

Në një linjë me kryetarin e partisë Venko Filipçe, edhe ish zëvendëskryetarja e LSDM-së Sanja Llukarevska, thotë se BDI-ja dhe politikat e saja gjatë bashkëqeverisjes janë arsyeja e rënies së rejtingut të tyre. Llukarevska këto komente i bëri në intervistë në Alsat, një ditë pas Kongresit të LSDM-së ku u etabluan organet e partisë.

“U krijua përshtypja në opinion, dhe ashtu ishte, se u lejua shumë që politika të caktuara të BDI-së, ish partnerit tonë të koalicionit dhe sjellja e tyre, gjëra që sot na bien në kokë, siç ishte ajo loja e futbollit dhe proceset e tjera që shkonin pozitivisht në llogari të BDI-së por e ulën rejtingun e LSDM-së. Nëse keni shumicë që është gjithmonë në kufi, vendoseni shpesh në situatë që edhe ata politika të gabuara, duhet të zbatohen, ashtu kanë menduar atëherë përfaqësuesit në qeveri. Na mbajtën shumë llogari edhe për Kodin Penal. Kapaku ishte ajo që e dëgjuam në kuadër të fushatës, pastaj a kemi keksa, qumësht, biskota. Në gjithë atë proces, LSDM-ja ishte dëm kolateral”, deklaroi Sanja Llukarevska, LSDM.

Sipas Llukarevskës, përgjegjësi në parti duhet të mbajë secili, dhe Filipçes duhet t’i jepet mundësia dhe koha për të krijuar politikat e tij. Ndryshimi i kryesisë së partisë, sipas saj, nuk është ndonjë mesazh për udhëheqësinë e përbërjes së kaluar.

“Unë nuk do ta kuptoja atë si ndonjë mesazh ose pranim se ish udhëheqësia nuk është pjesë e udhëheqësisë së re. Përkundrazi kemi shumë kryetar të organizatave komunale që kanë pjesë e kryesisë qendrore. Një pjesë e kësaj udhëheqësie tani, ishte pjesë e fitores në zgjedhjet e vitit 2020”, tha Sanja Llukarevska, LSDM.

Llukarevska nuk beson se ish kryetari Zaev ka akoma pushtet mbi partinë dhe nuk sheh asgjë të keqe në afërsinë mes Filipçes dhe Zaevit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments