8 C
Tetovo
E mërkurë, 20 Nëntor, 2024
BallinaOpinionSonja Biserko mbështet hapjen e urës së Ibrit, ‘zbulon’ skenarin e Serbisë...

Sonja Biserko mbështet hapjen e urës së Ibrit, ‘zbulon’ skenarin e Serbisë – paralajmëron qeverinë Kurti për këtë gjë!

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka folur në lidhje me debatin mbi hapjen e urës së Ibriti në Mitrovicë.

Ajo në një prononcim pët “Bota sot” u shpreh se hapja e urës është simbol i normalizimit të marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve.

Biserko nuk e kishte të qartë se si po kundërshtohet hapja e kësaj ure, kur ka kohë që ëshë nënshkruar një marrëveshje për një gjë të tillë.

“Hapja e urës në Mitrovicë është simbol i normalizimit të marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve, si dhe komuniteteve të tjera. Tri ura tashmë janë në përdorim nga qytetarët e Mitrovicës Veriore dhe Jugore. Qytetarët e Mitrovicës së Veriut lirshëm vizitojnë Jugun, blejnë nëpër qendra tregtare dhe shkojnë nëpër kafene.

Pra, cili është problemi me hapjen e urës në Mitrovicë, për të cilën është rënë dakord kohë më parë në dokumente të ndryshme që nuk janë zbatuar? E njëjta gjë ishte edhe me targat, dinarin… Por në fund Beogradi u dorëzua.

Pse Beogradi po krijon tani një problem dhe pse komuniteti ndërkombëtar e mbështet qëndrimin për shtyrjen e hapjes së urës?” – deklaroi ajo.

Po ashtu, u shpreh se shteti serb po pengon integrimin e serbëve të Kosovës, të cilët tashmë e kanë kuptuar ndikimin negative të Listës Serbe.

“Beogradi ka hequr dorë nga Kosova, por vazhdon të pengojë sovranitetin e saj të brendshëm, pengon integrimin e serbëve, i detyron ata të largohen nga institucionet e Kosovës dhe i pengon ata të marrin pjesë në zgjedhje. Presioni nga Beogradi mbi serbët në Kosovën veriore vetëm sa rrit zhgënjimin e tyre dhe ndjenjën se ata janë të braktisur dhe të penguar. Shumë prej tyre tashmë e kanë kuptuar ndikimin katastrofik të Listës Serbe, por ende nuk i kanë marrë gjërat në duart e tyre”.

Ndër të tjera, Biserko tregoi skenarin e Serbisë, derisa kërkoi kujdes nga Qeveria e Kosovës.

“Siç e kuptoj unë, qëllimi i Beogradit është të krijojë një atmosferë që do të stigmatizojë, si serbët ashtu edhe shqiptarët dhe do ta bëj të pamundur bashkëjetesën. Kjo tashmë është bërë në Kroaci. Dhe si përfundoi kjo? Me një eksod.

Qeveria dhe shoqëria e Kosovës duhet të bëjnë përpjekje për të parandaluar çdo skenar të tillë”, përmbylli Sonja Biserko për “Bota sot”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments