8.6 C
Tetovo
E hënë, 7 Tetor, 2024
BallinaLajmeSondazh: VMRO-DPMNE me rejting sa LSDM dhe BDI, së bashku

Sondazh: VMRO-DPMNE me rejting sa LSDM dhe BDI, së bashku

Nëse nesër mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, VMRO-DPMNE do të marrë 22.5% të mbështetjes së qytetarëve, LSDM 15.3%, BDI 7.3%, sipas anketës së fundit të Institutit për Hulumtime Politike të Shkupit për nevojat e VMRO- DPMNE.

Në anketë, 57% e qytetarëve janë shprehur se vendi po ecën në drejtim të gabuar, ndërsa 31% e kanë përcaktuar drejtimin të drejtë.
Organizimin e zgjedhjeve të parakohshme e mbështesin 44% e qytetarëve, ndërsa kundër 38,8%.
Anketa është realizuar nga IPIS për nevojat e VMRO-DPMNE-së në periudhën prej 12 deri më 30 nëntor të këtij viti në një kampion përfaqësues prej 1010 të anketuarve.

https://press24.mk/anketa-vmro-dpmne-so-rejting-kolku-sdsm-i-dui-zaedno

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments