Të hënën më 30 dhjetor, para Ambasadës së Serbisë në Shkup, do të mbahet protestë solidariteti me qytetarët dhe studentët në Serbi. Protesta është caktuar për në ora 12.00 kurse organizohet nga Shoqata për Zhvillim Edukativ “Ekvalis”.
Nga kjo Shoqatë thonë se në protestë do të mbështeten studentët e Serbisë që tashmë disa ditë kanë bllokuar fakultetet serbe.
“U bëjmë thirrje qytetarëve, studentëve, të rinjve dhe të gjithëve që vlerësojnë se, edhe pse është fundi i vitit, nuk guxojmë t`i harrojmë ata që janë duke jetuar në shtet të robëruar” – thonë nga shoqata “Ekvalis”
Ndërkohë njoftohet se në Serbi do të protestohet dhe në natën e ndërrimit të viteve. Paralajmërimi vjen nga studentët, ku kërkojnë drejtësi për tragjedinë në Novi Sad.
Protesta e studentëve filloi në fund të Nëntorit, pas një sulmi fizik ndaj studentëve, të cilët po përkujtonin viktimat e tragjedisë së Novi Sadit në rrugë. Këta studentë më pas hynë në një bllokadë të fakultetit të tyre, duke nisur një valë bllokadash nëpër universitetet e Serbisë, duke çuar në mobilizimin më të madh të studentëve në Serbi që nga vitet 1990.