Edhe nëse të gjithë bëhen vegjetarianë, ne nuk do të kemi të hamë.
Shkencëtarët na kanë paralajmëruar se kan mbetur vetëm edhe 27 vite kur njerëzve në tokë do tu mbarojnë ushqimet. Kjo do të thotë se po shkojmë drejt një krize ushqimore. Filluan numërimin mbrapsht deri në ditën e gjykimit dhe thonë se kanë mbetur saktësisht 27 vite e 250 ditë (nëse fillojmë të numërojmë prej sot).
Sociobiologu Edward Wilson shtoi se dy planetë si Toka janë të nevojshme për të përmbushur nevojat aktuale të njeriut.
- Ka kufizime në aftësinë e Tokës për të ushqyer njerëzimin. Edhe nëse të gjithë në planet pranojnë të bëhen vegjetarianë, toka bujqësore në botë nuk mund ta përballojë këtë nevojë. Popullsia e botës do të jetë shumë e madhe për t’u ushqyer. Deri atëherë, do të ketë pothuajse 10 miliardë njerëz në planet dhe kërkesa për ushqim do të rritet me 70% në krahasim me atë që na nevojitej në 2017. Kufiri se sa njerëz mund të ushqejë Toka është vendosur në 10 miliardë në një maksimum absolut. “Kufijtë e biosferës janë rregulluar, nuk ka vend për lëvizje”, tha ai për Daily Star.
Profesor Julian Cribb tha se kjo ishte një kohë e krizës globale të ushqimit dhe ai nuk shihte asnjë rrugëdalje prej saj.
- Vjen edhe më shpejt se ndryshimi i klimës. “Mungesat e ujit, tokës dhe energjisë, e kombinuar me kërkesën në rritje të popullsisë dhe rritjen ekonomike, do të krijojnë një mungesë globale ushqimore rreth vitit 2050”, tha ai.telegrami.mk