24.8 C
Tetovo
E premte, 25 Korrik, 2025
BallinaLajmeSnopçe:Qeveria po e thellon varfërinë

Snopçe:Qeveria po e thellon varfërinë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Halil Snopçe, ka reaguar ashpër ndaj rritjes së çmimeve dhe qasjes së qeverisë ndaj krizës ekonomike, duke e cilësuar situatën si alarmante dhe të papranueshme për qytetarët.“Nuk ka pasur asnjëherë më parë një gjendje të tillë ekonomike. Produktet bazë po i paguajmë më shtrenjtë se kurrë më parë. Çmimet po rriten në mënyrë marramendëse dhe këtë e sheh secili qytetar, mjafton të hyjë në një dyqan. Nuk ka nevojë për statistika për të kuptuar se sa keq është gjendja,” u shpreh Snopçe.

Sipas tij, rritja e çmimeve në Maqedoninë e Veriut është mbi mesataren europiane dhe shumë më e lartë se në vendet e rajonit.

“Varfëria po rritet ndjeshëm. Mesatarisht, një qytetar në vend harxhon vetëm 5 dollarë në ditë, ndërsa 40% e të gjithë shpenzimeve të një familjeje shkojnë vetëm për ushqim – që është dy herë më shumë se mesatarja europiane,” shtoi ai.

Snopçe theksoi se qeveria ka dështuar në kontrollin e tregut dhe në mbrojtjen e shtresave më të cenueshme të shoqërisë.

“Qeveria është e kapur në retorikë boshe dhe nuk po ofron asnjë zgjidhje konkrete për qytetarët që çdo ditë e më shumë po e ndjejnë peshën e krizës ekonomike.”

Deputeti i ASH-së kërkoi masa urgjente për mbrojtjen e konsumatorëve dhe mbështetje për familjet me të ardhura të ulëta, duke paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren hapa konkretë, situata do të përkeqësohet edhe më shumë në muajt në vijim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments