-2.9 C
Tetovo
E enjte, 22 Janar, 2026
BallinaLajmeSnopçe shkurt e shqip / Safe City pa shqip: shkelje kushtetuese e...

Snopçe shkurt e shqip / Safe City pa shqip: shkelje kushtetuese e qëllimshme apo urdhër politik nga maja e pushtetit? Toshkoski jep koordinata edhe në cilën gjuhë të flet ?(video koment)

www.telegrami.mk

=================================================

lajmi aktiv që qarkullon

https://tv21.tv/perdorimi-i-gjuhes-shqipe-ne-safe-city-ministri-garanton-respektim-te-ligjit-dhe-kushtetutes-per-te-gjitha-aktet/

========================================

lajmi interaktiv

Ironia e Toshkovskit që jep kordinata se kush në cilën gjuhë të pyet….

Analizë

Snopçe: Pse SMS-të e “Safe City” nuk dërgohen në gjuhën shqipe? Toshkovski shmang përgjigjen konkrete

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ngriti çështjen e moszbatimit të gjuhës shqipe në SMS-porositë që u dërguan qytetarëve gjatë testimit të sistemit “Safe City”.

Snopçe e pyeti Ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, nëse ka pranuar ndonjë SMS nga kryeministri Hristijan Mickoski lidhur me arsyen pse njoftimet u dërguan vetëm në gjuhën maqedonase, duke theksuar se rreth 40 mijë qytetarë shqiptarë kanë pranuar mesazhe vetëm në një gjuhë, çka sipas tij përbën shkelje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe Kushtetutës.

“Është fyer një e drejtë ligjore dhe kushtetuese”, theksoi Snopçe.

Në përgjigje, ministri Toshkovski deklaroi se të gjitha aktet që dalin nga MPB-ja do të jenë në përputhje me Ligjin dhe Kushtetutën, por nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë për SMS-porositë e dërguara gjatë testimit.

Ai shtoi se “çdo akt që do të rezultojë nga MPB do të dorëzohet në gjuhën e përcaktuar me ligj”, duke e relativizuar çështjen e mënyrës së dërgimit të mesazheve.

Gjatë debatit, Toshkovski iu drejtua Snopçes edhe me tone ironike, duke ia përmendur gjuhën turke,të cilën e flet Snopçe si gjuhë mjedisi, megjithëse në Kuvend ka deputetë që përfaqësojnë komunitetin turk,të cilët duhet të ngrejnë zërin.

Rasti i SMS-porosive të “Safe City” nuk është gabim teknik. Është provë funksionale e një shteti që zgjedh cilin ligj ta zbatojë dhe cilin ta injorojë.Fakti është i thjeshtë: mijëra qytetarë shqiptarë morën njoftime zyrtare vetëm në gjuhën maqedonase. Jo një ditë, jo një rast i izoluar, por si praktikë e planifikuar që në fazën e testimit. Kjo bie ndesh drejtpërdrejt me:

Kushtetutën,

Ligjin për përdorimin e gjuhëve,

dhe parimin e barazisë qytetare.

Testimi i sistemit “Safe City” ka nxjerrë në pah një problem serioz institucional: SMS-njoftimet ndaj qytetarëve u dërguan vetëm në gjuhën maqedonase, duke anashkaluar plotësisht gjuhën shqipe, ndonëse ajo është gjuhë zyrtare sipas Kushtetutës dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve.Sipas të dhënave të përmendura në Kuvend, rreth 40 mijë qytetarë shqiptarë kanë pranuar mesazhe vetëm në maqedonisht që në ditën e parë të testimit. Kjo nuk është lapsus teknik, por vendim politik dhe administrativ, pasi sistemi është programuar dhe testuar paraprakisht.

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, e ngriti çështjen drejtpërdrejt në seancën për pyetje parlamentare, duke kërkuar përgjigje të qarta nga Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski: pse MPB nuk e zbaton ligjin për gjuhët dhe a ka pasur udhëzim nga kryeministri Hristijan Mickoski për këtë praktikë përjashtuese?Në vend të një përgjigjeje konkrete, ministri Toshkovski u fsheh pas terminologjisë juridike, duke përsëritur se “aktet e MPB-së do të jenë në përputhje me ligjin”, pa sqaruar nëse SMS-porositë konsiderohen apo jo akt zyrtar dhe pse ato nuk janë dërguar dygjuhëshe.

Më shqetësuese se heshtja ishte relativizimi politik i problemit. Toshkovski tentoi ta devijojë debatin duke përmendur gjuhën turke, edhe pse çështja nuk kishte të bënte me përjashtimin e komuniteteve të tjera, por me moszbatimin e një të drejte të garantuar për shqiptarët.

Kjo sjellje përforcon dyshimin se në MPB ekziston një qasje selektive ndaj ligjit: kur bëhet fjalë për teknologji, sisteme digjitale dhe komunikim masiv, gjuha shqipe trajtohet si opsion, jo si detyrim kushtetues.

Ndërkohë, pyetja tjetër e Snopçes për të ardhurat nga test-gjobat u anashkalua. Ministri zgjodhi të flasë për uljen e aksidenteve vdekjeprurëse, pa dhënë asnjë shifër konkrete financiare, duke ngritur dyshime për mungesë transparence në fazën e testimit të projektit.

Rasti “Safe City” nuk është çështje teknike, por test real i barazisë gjuhësore dhe funksionimit të shtetit ligjor. Derisa institucionet shmangin përgjigjet dhe relativizojnë shkeljet, përgjegjësia politike mbetet e paadresuar.Safe City po shndërrohet nga projekt sigurie në instrument testimi të reagimit politik të shqiptarëve. Pyetja është e thjeshtë: a do të pranohet që një e drejtë kushtetuese të trajtohet si çështje dytësore, ndërsa praktika shtetërore funksionon njëgjuhëshe?

Kjo nuk është çështje teknologjie. Është çështje pushteti, mentaliteti dhe mungese llogaridhënieje. Në një shtet ligjor, ligji zbatohet që në testim, jo vetëm kur imponon detyrime dhe gjoba për qytetarët…telegrami.mk


Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments