Deputeti i Aleancës për Shqiptarëve, Halil Snopçe përmes një postimi ka kujtuar një pjesë nga fjalim i tij ku thekson se VLEN-i sot i ka varur shpresat në votat e VMRO-DPMNE-së duke filluar të llogarit ato me mijra ndërsa populli shqiptarë në tetorë këto vota do të ua shumëzoj me zero, shkruan Top24
Para një viti kishim një ëndërr. Sot na është bërë zhgjëndër.
Sot kur flet me këto të VLENIT për zgjedhjet lokale, ato thonë se në Gostivar rezultati prej në fillim është 7000 me 0 për VLENIN. Nē Tetovë 7500 me 0, në Çair 3000 me 0, në Tearcë dhe Dibër 1000 me 0.
Pra, VLENI mbështetet në votat e VMRO-së. Ose VLENI do të del në këto zgjedhje me kandidatët shqiptar të VMRO-së.
Populli shqiptar në Tetor këto vota të VMRO do ti shumëzon me 0 dhe do të jep mesazh se nuk mund të zgjidhesh kryetar duke u mbështetur te VMRO-ja.
Populli din të bën dallimin në mes burrit pesha e të cilit është nēn hijen e dikujt tjetër dhe burrit të vërtetë.
Disa ministra aktual kanë pss peshë kur kanë qëndruar nēn hijen e Arben Taravarit.
Le të kandidohen për kryetar komune për ta dëshmuar të kundërtën. Le të kandidohen për kryetar komune të shohim se si do ta mbajnë rezultatin 7000 me 0.