Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në seancën e sotme për ndryshimet kushtetuese u shpreh se kërkesa për përfshirjen e gjuhës shqipe dhe heqjen e 20% vjen nga vet populli që jeton këtu, përkundër kërkesave të Greqisë dhe Bullgarisë që vijnë nga jashtë.
“Është një kërkesë që reflekton realitetin demografik dhe historik të shqiptarëve në këtë shtet, pra maqedonasit nuk duhet ta pranojnë këtë si një lloj presioni, si një lloj kanosje, por duhet ta marrin si parametër i rëndësishëm institucional që e plotësohen bashkëjetesën dhe e forcon kohezionin e brendshëm”, deklaroi Snopçe.
Ai shtoi se gjuha shqipe është njëra ndër gjuhët më të vjetra në Evropë e vjetër 6000 vite dhe do të ishte nder, thotë Snopçe, që çdo shtet evropian ta ketë gjuhë zyrtarare gjuhën shqipe./telegrafi
“Maqedonasit vet duhet të angazhohen për zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe zëvendësimin e segmentit të 20% me gjuhën shqipe”, u shpreh Snopçe.