5.2 C
Tetovo
E diel, 22 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeSnopçe: Maqedonia e Veriut të tërhiqet nga nisma “Ballkani i Hapur”

Snopçe: Maqedonia e Veriut të tërhiqet nga nisma “Ballkani i Hapur”

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH) Halil Snopçe, kërkon që Maqedonia e Veriut, të tërhiqet nga “Ballkani i Hapur”, pasi vlerëson se Rusia përmes Serbisë mund ta përdorë këtë nismë për t’i realizuar qëllimet e veta në Ballkan, shkruan gazeta LAJM.Përmbajtja rifillon pas shpalljes

“Serbia është shteti i vetëm në Evropë përveç Bjellorusisë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës. Serbia është shteti i vetëm në Evropë përveç Bjellorusisë, që nuk ka votuar rezolutën e propozuar nga ana e Shqipërisë dhe SHBA-së në Këshillin e Sigurimit, për ndërprerjen e agresionit rus ndaj Ukrainës. Siç tha edhe lideri ynë z.Sela, nëse ne tani nuk tërhiqemi nga “Open Ballkan”, atëherë Putini mund të shfrytëzojë Sërbinë si “Kali i Trojës” për t’i realizuar qëllimet e veta në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e pa pranueshme dhe Maqedonia njëherë e përgjithmonë duhet të tërhiqet prej kësaj nisme “Ballkani i Hapur” . Paradoksalisht ditën e njejtë kur Serbia nuk votoi rezolutën në Këshillin e Sigurimit për ndërprerjen e agresionit rus ndaj Ukrainës, kryeministri Kovaçevski dhe ministri Osmani pranojnë ministrin e Serbisë, Selakoviç për të biseduar për zbatimin e nismës “Ballkani i Hapur”. Këto janë gjëra qesharake, ne duhet të rreshtohemi qind për qind dhe serioz në këto hapa që i marrim. Duhet të tërhiqemi nga kjo nismë “Ballkani i Hapur”, sepse është në dëm të Evropës në përgjithësi por edhe NATO-s”, tha deputeti i ASH-së Halil Snopçe për gazetën LAJM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments