26.6 C
Tetovo
E premte, 18 Korrik, 2025
BallinaLajmeSnopçe: DASH konfirmoi denoncimet e ASH-së, shpresojmë që BDI mos ti akuzojë...

Snopçe: DASH konfirmoi denoncimet e ASH-së, shpresojmë që BDI mos ti akuzojë edhe SHBA-të

Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me Raportin e publikuar dje të Departamentit të Shtetit për vendin tonë, deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe theksoi se ai e përmban atë që e thonë nga partia e tij, Aleanca për Shqiptarët përveç, siç tha, shfrytëzojnë fjalë të tjera.

Ne, shtoi ai, këtë e thamë pas më indirekt, ndërsa ata në Raport “në mënyrë pak më kulturore”.

“Instalimi i shtetit ligjor nuk është shteg i shtruar me lule që mund të kalohet vetëm me kënaqësi personale, me fjalë dhe premtime boshe, me akuza të pabaza, siç bëri lideri i BDI-së, i cili na akuzoi se po bëjmë presion ndaj gjyqësorit dhe gjykatësve për shkak të konferencës për media të mbajtur pardje. Instalimi i shtetit ligjor është rrugë me gjemba, kërkon guxim dhe luftë të pa kompromis kundër korrupsionit, nepotizmit, protekcionizmit dhe partizimit. Te ne kjo mungon. Çka të thuhet tani? Ali Ahmeti përsëri do të dalë të thotë se SHBA-ja po bën presion ndaj gjyqësorit, siç këtë e bën me Aleancën për Shqiptarët?”, tha Snopçe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments