BallinaLajmeSNOPÇE: ANSAMBLI MUZIKOR NË TETOVË RREZIKON TË MBYLLET NGA BLLOKADA,NDËRSA PËR NË...

SNOPÇE: ANSAMBLI MUZIKOR NË TETOVË RREZIKON TË MBYLLET NGA BLLOKADA,NDËRSA PËR NË MANASTIR KA MBËSHTETJE INSTITUCIONALE

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me strategjinë e re për zhvillimin e kulturës për periudhën 2026–2030, duke paralajmëruar për një tendencë për mbylljen ose fuzionimin e ansamblit muzikor në Tetovë me një institucion tjetër. Sipas tij, një veprim i tillë do të dëmtonte rëndë jetën kulturore jo vetëm në Tetovë dhe rajonin e Pollogut, por edhe në nivel shtetëror. Snopçe hodhi poshtë pretendimet e përfshira në strategji, sipas të cilave ansambli nuk ka staf të mjaftueshëm, kushte të përshtatshme apo mbështetje reale.

Snopçe gjithashtu rikujtoi se problemi i mungesës së një godine adekuate për teatrin në Tetovë vazhdon prej më shumë se 20 vitesh, duke shtuar se ndërtimi i tij do të zgjidhte edhe çështjen e hapësirave për ansamblin. Ai vlerësoi performancën e ansamblit, duke theksuar se edhe me staf të kufizuar ka arritur rezultate konkrete, si organizimi i pesë koncerteve në vitin e parë dhe dyfishimi i tyre në vitin e dytë, përfshirë edhe një koncert simfonik.

Në reagimin e tij, deputeti ngriti edhe çështjen e trajtimit të pabarabartë, duke krahasuar situatën me orkestrën kamertale në Manastir, e cila sipas tij funksionon normalisht dhe vazhdon të marrë mbështetje institucionale. “Si është e mundur që për Manastirin ka mbështetje të vazhdueshme, ndërsa për Tetovën vazhdojnë bllokadat?”, pyeti Snopçe. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments