Halil Snope ka kritikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese me të cilën mbetet në fuqi vendimi i Qeverisë për uljen e numrit të këshilltarëve, njofton Top24
Snopçe tha se kjo është një dëshmi se zgjedhjet lokale, janë antidemokratike ende pa u mbajtur.
“Nuk janë betejë kundër kundërshtarëve shqiptarë, janë një betejë me VMRO-DPMNE-në dhe me Hristijan Mickoskin. Këtë duhet ta kemi të qartë. Pra, ka një tendencë të VMRO-DPMNE-së që me alibi ta kthejnë dinjitetin e humbur të maqedonasve, tentojnë ta kthejnë situatën para Marrëveshjes së Ohrit dhe para luftës kombëtare (2001)”, tha Snopçe.