Miratohet në Slloveni ligji që lejon vdekjen e asistuar. Parlamenti slloven e miratoi ligjin me 50 vota pro, 34 kundër dhe tre abstenime.
Sipas ligjit të ri, ata që vuajnë nga një sëmundje e pashërueshme, që janë të shëndoshë mendërisht dhe gjendja shëndetësore e të cilëve është e tillë që nuk mund ta durojnë më dhimbjen, kanë të drejtë t’i japin fund jetës së tyre.
Siç raportojnë mediat, ata që vuajnë nga sëmundje mendore përjashtohen, por ligji mund të zbatohet edhe në rastet kur trajtimet nuk ofrojnë ndonjë lehtësim ose përmirësim të arsyeshëm të gjendjes së pacientit.
Me këtë vendim, Sllovenia bëhet pjesë e një grupi shtetesh që e kanë ligjëruar këtë praktikë, përfshirë Australinë, Kanadanë, Holandën dhe Belgjikën, si dhe disa shtete të SHBA-ve.
Edhe në Britaninë e Madhe, muajin e kaluar Dhoma e Ulët e Parlamentit votoi për legalizimin e vdekjes së asistuar, megjithatë projektligji ende duhet të kalojë në Dhomën e Lordëve.