Qeveria sllovake ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të fluksit të të huajve në vend, sipas mediave sllovake. Siç u tha, qëllimi i vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme, e cila hyri pikërisht në fuqi, është krijimi i kushteve të nevojshme për të eliminuar pasojat e fluksit masiv të të huajve në territorin e Sllovakisë.

Përfaqësues të Qeverisë dhe organeve të tjera ngarkohen për marrjen e masave për mbrojtjen civile të popullatës, për zgjidhjen e situatave të krizës që të mos rrezikohet jeta, shëndeti dhe pasuria e banorëve të vendit.brif-mia
