Në Bruksel dje ka filluar procesi i skriningut për harmonizimin e legjislacionit të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nga data 15-27 shtator 2022 do të zhvillohen takime për sferat dhe kapitujt e Klasterit për vlerat fondamentale kur Komisioni do të prezantojë legjislacionin e ri për këto sfera. Të gjitha takimet mbahen në Bruksel, me përjashtim të Kapitullit 18 Statistikë që sot do të mbahet në Luksemburg.