4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSkender Rexhepi-Zejdi: Takimi i Gashit me Mickoskin po jep frytet e para,...

Skender Rexhepi-Zejdi: Takimi i Gashit me Mickoskin po jep frytet e para, destabilizimin e vendit në dëm të shqiptarëve

Deputeti i pavarur, Skënder Rexhepi Zejdi nëpërmjet një shkrimi në fesjbuk akuzon liderin e Alternativës, Afrim Gashi se së bashku me atë të opozitës maqedonase, Hristjan Mickoski, po bëjnë eksperimente me të drejtat e siguruara të shqiptarëve dhe tentim për destabilizim të sigurisë së vendit dhe kjo gjithmonë në dëm të shqiptarëve. Sipas Zejdit, Gashi dhe Mickoski janë takuar ditë më parë dhe janë koordinuar për të dalë me deklarata të njëjta gjatë ditës së sotme, ku VMRO-ja kërkon qeveri pa shqiptarët, ndërsa Alternativa kthimin mbrapa të shqiptarëve të Maqedonisë.


Shkrimi i plotë i kënder Rexhepi Zejdi në FB:

ÇMIMI I EGOS SË SËMURË TË HUMBËSIT POLITIK!!! Takimi i para disa ditëve mes Gashit dhe Mickovskit po i jep frytet e para: – Sot, (mjaft simptomatike) sikur të koordinuar mes veti dalin me deldarata nga VMRO-ja dhe klani i Alternativës: – Njëri(VMRO-ja) kërkon qeveri pa shqiptarët, ndërsa tjetri (Klani AAA) kërkon kthim të gjendjes politike (dhe të sigurisë) së shqiptarëve në vitet e 90′-ta. Rezultati i të dyja deklaratave është i njëjtë – eksperiment me të drejtat e siguruara të shqiptarëve dhe tentim për destabilizim të sigurisë së vendit, gjithmonë në dëm të shqiptarëve. Raatësisht ose jo, ky skenar ogurzi provokohet në përvjetorin e agresionit rus në Ukrainë. NO PASARAN!!!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments