-4.3 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Janar, 2025
BallinaLajmeSkender Rexhepi-Zejdi: Në 6 mujorin e qeverisë nuk pati asgjë tjetër përveç...

Skender Rexhepi-Zejdi: Në 6 mujorin e qeverisë nuk pati asgjë tjetër përveç problemeve etnike.“VMRO ka agjendë që ta deshqiptarizojë çdo institucion”

I ftuar në Daily Click, i pari i Lëvizjes Pupulli, Skender Rexhepi- Zejdi tha se për të folur për 6 mujorin e Qeverisë duhet parë se si është formuar, përcjell TV21. Zejdi tha për 6 muaj qeverisje nuk mund të flitet për asgjë tjetër përveç se për problemet etnike që ka pasur vendi ku përmendi balancuesin dhe ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Për ta pare 6 mujorin e qeverisë dihet ta shohim se si erdh deri te futja në Qeveri. Iu desh VMRO-së një partner i cili në heshtje do të legjitimojë çdo politikë antishqiptare gjatë këtij mandati që vjen. Këto 6 muaj nuk mund të flasim për asgjë tjetër jashtë problemeve etnike që kanë tanguar në politikën e Maqedonisë së Veriut nga dita e parë e deri më sot. Kushtetuesja e sjell problemin e balancuesit. Pse e sjelli? Sepse ishte agjendë e VMRO-së. Gjykata Kushtetuese flet për ligjin për gjuhët. Cila ishte arsyeja? Ishte agjendë e VMRO-së. Unë e kuptoj, VMRO ka përpiluar një agjendë që ta rikthej shtetin të maqedonasit, që ta deshqiptarizojë çdo institucion”, tha Skender Rexhepi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments