Deputeti Skender Rexhepi ka reaguar ndaj paralajmërimit për takim të liderëve të partive politike shqiptare në Maqedoni me kryeministrit e Shqipërisë Edi Rama. Rexhepi thotë se liderët duhet të takohen me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, pasi sipas tij Rama nuk ka legjitimitet të mbledh partitë politike të shqiptarëve në Maqedoni.
“JO EDI RAMA POR ALBIN KURTI !!!Nga thënia e njohur “ Hajt se ia dëgjon zërin nesër”, mund ta kuptojmë edhe qëllimin e thirrjes nga Kryeministri i Shqipërisë për takim “liderësh” nesër në Tiranë. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë të freskët përvojën nga kjo thënie e njohur edhe ate që nga takimi i parë në vitin 2017 në Tiranë, ku shkurt pas atij takimi, u pa që Edi Rama ftesën e kishte bërë në cilësinë e “zëdhënësit” të BDI-së, pasiqë rezultoi se porositës real i ftesës kishte qenë vet BDI-ja, edhe ate kryekëput për interesa të ngushta partiake. Edhe produkti i atij takimi “platforma shqiptare” ishte dhe mbetet vetëm farsë, pasiqë në asnjë cikël të ardhshëm zgjedhor, e njëjta nuk ishte në tavolinë të përbashkët të partive politike shqiptare, e që nuk është as sot para procesit të ndryshimeve kushtetuese.
Andaj, është shumë e qartë që Edi Rama nuk ka legjitimitet të mbledh partitë shqiptare për çështjet që i tangojnë shqiptarët këtu në Maqedoni, kjo pasiqë, edhe prapa takimit të nesërm, do të rezultojë ndonjë truk i radhës që “do t’ia dëgjojmë zërin nesër”.
Nëse veçse duhet dikush nga jashtë të bëjë ftesa, atëherë për momentin, i vetmi që ka kredibilitet dhe legjitimitet kombëtar të mbledh partitë politike shqiptare nga Maqedonia e Veriut, është kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili si burrështetas I PAANSHËM, më së miri mund t’i këshilloj dhe kahëzoj “liderët” tanë në mbrojtjen e vijave të trasha kombëtare dhe politike këtu në vend”, ka shkruar Rexhepi.