Lideri i partisë Populli, Skender Rexhepi – Zejdi, ka reaguar ndaj qëndrimeve të kandidatit aktual për Komunën e Tetovës, Bilall KAsamin duke e akuzuar se ka humbur karakterin dhe guximin politik që dikur u paraqitej në opinion si kombëtarë e patriot.
Rexhepi deklaroi se Bilall Kasami i cili dikur shfaqej si patriot dhe bënte simbolin e shqiponjës me krenari, sot ka frikë edhe nga vetë pamja e shqiponjës, nga frika se mos humb votat e maqedonasve, njofton TS.
“Votat e një pjese të maqedonasve mund t’i marrë, por në Tetovë do t’i humbë votat e shqiptarëve. Shqiptarët nuk përkrahin njerëz servilë, që nuk kanë dinjitet dhe që nuk qëndrojnë ballë programit të tyre,”, theksoi Rexhepi.
Sipas tij, një lider duhet të qëndrojë në mbrojtje të platformës së vet politike dhe të flasë në emër të interesave të shqiptarëve, jo të përshtatet për interesa të kryeministrit apo të tjerëve për një mandat politik
“Duhej të qëndronte ballë dhe ta mbronte kandidatin e vet në Bërvenicë. Duhej të qëndronte me dinjitet, të mbronte kandidatin e tij qoftë në Dollnen, apo kudo tjetër dhe të dëshmonte se kjo është platforma jonë programore”, theksoi Zejdi.
