-1.1 C
Tetovo
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeS’kanë të ndalur kallëzimet penale ndaj Ramiz Merko, edhe një tjetër i...

S’kanë të ndalur kallëzimet penale ndaj Ramiz Merko, edhe një tjetër i radhës

Ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, është dorëzuar edhe një kallëzim penal nga DPB Strugë, për shkak të emërimeve të paligjshme që i ka bërë në shkollat e strugës.

Siç informojnë nga MPB, kallëzimi penal ndaj Merkos është dorëzuar për kryerjen e veprës penale “punë e papërgjegjshme në detyrën zyrtare”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me datë 17.01.2022, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Strugës, në kundërshtim me dispozitat ligjore, ka marrë vendim për zgjedhjen dhe emërimin e ushtruesit të detyrës drejtor i një shkolle në Strugë. Këtë e ka bërë edhe pse e dinte se kandidatja të cilën e emëroi nuk i plotësonte një sërë kushtesh nga Ligji për arsimin bazë, nuk e kishte dhënë provimin për drejtor brenda afatit të përcaktuar ligjor dhe nuk posedonte certifikatë përkatëse të njohurive për gjuhën angleze”, njofton MPB.

“Përkundër faktit se nuk i plotësonte kushtet për pozitën, e paraqitura, i ka mundësuar të merr vendim dhe në mënyrë të kundërligjshme përfitimi në të holla në shumë prej 1.390.536 denarë për kryerjen e detyrave të punës si ushtrues detyre drejtor dhe si drejtor i shkollës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Për të njëjtat çështje, ndaj Merkos janë dorëzuar edhe disa kallëzime tjera penale, gjegjësisht për emërimet e tij të paligjshme që i ka bërë në shkollat e Komunës së Strugës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments