Fjalor i pahijshëm i presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska Davkova për agresionin rus ndaj Ukrainës. Kështu nga BDI e vlerësuan fjalimin e presidentes Siljanovska në takimin vjetor me përfaqësuesit e korit diplomatik në të cilin agresionin rus në Ukrainë e quajti operacion ushtarak, definicion që e shfrytëzon Rusia. Nga BDI i bënë thirrje Siljanovskës që qartë të përfaqësojë qëndrimet dhe interesat e vendit.
Me reagim të ngjashëm doli edhe Aleanca për Shqiptarët e Selës, të cilët vlerësojnë se Siljanovska përdor retorikën e Putinit dhe agresionin në Ukrainë e quan “operacion ushtarak”. Përdorimi i shprehjeve të tilla e fundos pozitën ndërkombëtare dhe aspiratat eurointegruese, ndërsa edhe një herë e konfirmon mentalitetin dhe orientimin prorus të Qeverisë së tanishme, thonë nga ASH e Selës.Të shtunën Siljanovska në fjalimin e saj pas pranimit të korit diplomatik, duke folur për luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, e përdori terminin operacion ushtarak të cilin Rusia po e përdor për uljen e rëndësisë së terrorit dhe agresionit që i ushtron ndaj Rusisë.
Që nga fillimi i pushtimit rus ndaj Ukrainës, qeveria ruse dhe burimet pro-ruse vazhdimisht pohojnë se luftojnë kundër ”nazistëve në Ukrainë”, ndërsa pushtimin e quajnë “operacion i veçantë ushtarak”. Por përkundër qëndrimit të këtillë, pushtimin rus shumë shtete në botë e vlerësuan si pushtim ushtarak ku shkelen të drejtat e njeriut.