19.6 C
Tetovo
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
BallinaLajmeSkandaloze: Mexhiti, Gashi dhe Kasami kundër Korridorit 8!

Skandaloze: Mexhiti, Gashi dhe Kasami kundër Korridorit 8!

Koalicioni opozitar Lidhja Evropiane për Ndryshim, ka reaguar sot kundër projektit më të madh ifrastrukturor në vend, Korridori 8.

Nga ky koalicion hamendësojnë se projekti në fjalë po procedohet për interesa personale, duke kundështruar përmes një deklarate dhe përkrahjen që Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhanë për planifikimin, detalizimin dhe nisjen e punimeve për këtë investim gjeo-strategjik.

Deklarata të tilla nuk vinë për herë të parë nga koalicioni i Izet Mexhitit, Bilall Kasamit dhe Afrim Gashit, pasi që që nga procedura fillestare ishin ndër politikanët që kundërshtonin ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D, njëzëri me opozitën maqedonase.

Reagimi i plotë:

Sot si Lidhja Evropiane për Ndryshim, për të satën herë reaguam se si kjo Qeveri e keqpërdor flamurin Evropian për interesa personale, e aspak në frymën evropiane!
Edhe korridori 8 dhe 10 është nisur me procedurë të përshpejtuar sepse kompanisë donatore “EUROVIA” i duhen sa më shpejt paret, ndërsa BDI-së përqindja nga talli që janë marrë vesh!

Kujtojmë se projekti Korridori 8 dhe 10D është investim që kap shifrën e 1 miliardë e 300 milionë eurove dhe si i tillë është mbështetur nga BE dhe SHBA, si projekt i cili pritet të kontribuoj dukshëm në rritjen ekonomike në Maqedoninë e Veriut si dhe vendeve të rajonit. /indeks.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments