5.5 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024
BallinaLajme“Skandaloze deklarata e Mickoskit, po bën presion politik ndaj gjykatësve kushtetues” –...

“Skandaloze deklarata e Mickoskit, po bën presion politik ndaj gjykatësve kushtetues” – thonë nga ASh e Selës

Ndaj thirrjes së kryeministrit Hristijan Mickoskit, të dhënë në Click Plus në TV21 që një gjykatës kushtetues të japë dorëheqje, për shkak të kauzës kombëtare, ka reaguar edhe partia opozitare Aleanca për Shqiptarët me kryetar Ziadin Sela, transmeton TV21.

Nga kjo parti thonë se kjo thirrje e Mickoskit është skandaloze dhe se me këtë deklaratë kryeministri po bën presion politik ndaj gjykatësve kushtetues.

“Deklarata e kryeministrit Mickoski për dorëheqjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu, është skandaloze në shumë dimenzione. Në radhë të parë ai pranon hapur se beteja kundër gjuhës shqipe qenka e orkestruar personalisht prej tij.

Përveç kësaj, kryeministri ushtron presion politik ndaj anëtarit të organit më të lartë gjyqësor në vend, duke konfirmuar kështu edhe ambicjet e tij për të instrumentalizuar Gjykatën Kushtetuese dhe për ta bërë atë në shërbim vetëm të një etnike dhe të një subjekti politik.

Kjo sjellje e kryeministrit na detyron neve, gjithë shqiptarëve dhe të gjitha bashkësitë e tjera në vend, pa dallime politike e partiake, të rrisim angazhimin dhe mobilizimin tonë në mbrojtje të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, z.Osman Kadriu dhe të drejtave kolektive, të cilat tanimë haptas po cënohen nga kryeministri dhe Qeveria e tij monoetnike dhe jolegjitime”, thonë nga ASh e Selës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments