3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSkandali milionësh i Bilall Kasamit,deputeti Skender Rexhepi- Zejdi: Ua zuri bishtin dera,...

Skandali milionësh i Bilall Kasamit,deputeti Skender Rexhepi- Zejdi: Ua zuri bishtin dera, e mbyllën gojën!

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi ka reaguar ndaj keqpërdorimeve financiare dhe korrupsionit që kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami po bën përmes tenderëve të shpërndarë mes miqve dhe shokëve të tij.

Rexhepi bazuar në kronikën investigative të pubikuar nga portali informativ indeks.mk ditë më parë, shkruan se janë keqpërdorur miliona euro të qytetarëve për të financuar kompani që kanë vetëm nja 1 të punësuar, teksa detajet më të hollësishme janë përmendur në kronikën e realizuar nga indeks.mk.

Rexhepi shkruan se se skandali ua ka zënë bishtin me derë komunës së Tetovës, përderisa nuk ka asnjë reagim kunder këtij akti korruptiv dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Reagimi i plotë:

A thua vallë pse “liderët e ideologët” e BesaAAA gati dy javë fare nuk e kanë përmendur “Soravia”-në?
Siç duket ua kanë zënë bishtin me derë në komunën e Tetovës me kompanitë “Mujoba”, “Ereu” dhe “Ekopeu”?.
Nëse vërtet e kanë luftën kundër korrupcionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, atëherë njëjtë sikur për “Soravia”-në, (bile më tepër sepse bëhet fjalë për kryetarin e tyre) duhet të ngrejnë zërin dhe të deklarohen reth akuzave që:
– Kryetari i komunës së Tetovës (dhe i BesaAAA), u ka dhënë tenderë me vlerë miliona euro dy kompanive që janë themeluar në 2021 dhe kanë vetëm nga një të punësuar…
Ideologët e testaturës e kanë radhën të deklarohen, apo ndoshta ua ka kafshuar macja gishtat?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments