20.4 C
Tetovo
E martë, 9 Shtator, 2025
BallinaLajmeSkandali me përgjimin, deputetët nesër “vizitojnë” ASK-në

Skandali me përgjimin, deputetët nesër “vizitojnë” ASK-në

Komisioni parlamentar për Mbikëqyrjen e punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare nesër duhet të mbajë mbledhje për të caktuar datën dhe orën për vizitën në ASK. Siç njoftuan paraprakisht nga Kuvendi, vizita duhet të zhvillohet nesër. Seanca do të jetë e hapur për opinionin dhe me të do të udhëheqë kryetari i këtij komisioni, Skender Rexhepi. Rexhepi megjithatë, nuk ka të drejtë të vizitojë ASK-në sepse nuk ka certifikatë të sigurisë. Por çfarë do të mbikëqyrin në të vërtetë deputetët pasi jo të gjithë kanë njohuri mbi punën dhe pajisjet e ASK-së? Ekspertë të fushës në radhët e tyre nuk ka. Kuvendi në të kaluarën është përballur me mungesë të ekspertëve, ndërsa edhe në këtë rast, duhet të angazhojë ekspertë nga jashtë. Nga atje thonë se mundësitë ligjore për të angazhuar ekspertë janë por këtë duhet ta bëjë vet komisioni.

“Mundësitë ligjore për angazhimin e ekspertëve teknik janë të rregulluara. I vetmi komision që deri tani ka bërë përpjekje për angazhimin e këtyre ekspertëve është Komisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve. Rregullorja u jep mundësi edhe komisioneve të tjera parlamentare që të angazhojnë ekspertë teknikë në përputhje me kushtet e përcaktuara, mirëpo deri më tani ato nuk kanë ndërmarrë hapa në këtë drejtim. Sa i përket kompensimit, Kuvendi lidh kontratë me ekspertët teknikë për mbështetje të Komisionit”, njoftojnë nga Kuvendi.

Ndërkohë për përgjimet hetim ka hapur edhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Nga Prokuroria njoftuan se një ekip i prokurorëve ishte në ASK. Është dakorduar dinamika për zbatimin e kontrollit të dokumentacionit me të cilin disponon ASK-ja. Nga ana tjetër opozitarja LSDM kërkon vazhdimisht deklasifikim të dokumenteve që të mësohet e vërteta. Për këtë, Mickoski së fundmi deklaroi se nuk është me rëndësi deklasifikimi por parandalimi i keqpërdorimeve. Thotë se për këto skandale, patjetër duhet të ketë përgjegjësi. Vizita në ASK ka të bëjë me skandalin e fundit për përgjime ilegale në periudhën 2019-2024, ku në shënjestër ishte Mickoski si lider i atëhershëm i opozitës, por edhe gazetarë e biznesmenë. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments