9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSkandal: Komuna e Tetovës ia shiti pronën e tij dikujt tjetër, Fadil...

Skandal: Komuna e Tetovës ia shiti pronën e tij dikujt tjetër, Fadil Zejneli që nga viti 2003 ka filluar procedurën për denacionalizim

Ky është Fadil Zejneli nga Tetova. Ai që nga viti 2003 ka filluar procedurën për denacionalizim të tokës që familjes së tij i ishte marr në vitin 1979. Edhe përkundër tre vendimeve gjyqësore pozitive në favor të tij, Zejneli assesi ta kthejë tokën e cila gjendet në afërsi të stacionit të autobusëve në Tetovë.Në fillim të janarit ai e kuptoi se komuna e Tetovës tokën e ka shitur, madje për një çmim simbolik, 70 denarë për metër katror.

“Thjeshtë toka i është shitur dikujt tjetër me 70 denarë metër katrorë, kur dihet çmimi real në këtë vend sa është”.
Sa është çmimi?
Çmimi i tregut është nga 250 deri në 300 euro metër katrorë a tërë kjo pronë shtetërore është shitur për 300 euro.”- thotë Fadil Zejneli- qytetar.

Zejneli disa herë është drejtuar te komuna e Tetovës, por nuk ka mundur të marr përgjigje se çfarë është duke ndodhur me tokën e tij.

Tre herë në favor tim gjykata administrative ka sjell vendim, duke hedhur poshtë vendimet e komisionit për denacionalizim. Unë nuk kam pas qasje deri tek dokumentacioni se në çfarë mënyre është udhëhequr procesi. Qasje te dokumentacioni kam pas kur e kam njoftuar Inspektoratin shtetëror se nuk me lejohet qasje, pa marr parasysh se kërkesat në komuna i kam parashtruar në bazë të ligjit për qasje të lirë deri tek informacionet që si palë e interesuar të kem qasje në dokumentacion.”- shton Fadil Zejneli- qytetar.


Nga komuna e Tetovës për TV21 thonë se akuzat e qytetarit janë të pa baza në lidhje me procedurat e tjetërsimit të tokës, por nuk japin sqarim se si toka e komunës është shitur me një çmim për 70 denarë metër katrori.

“Personi F.Z pretendon se pjesa e parcelës prej 265 m2 që është në pronësi të RM, nuk guxon të tjetërsohet për arsye se ai ka parashtruar kërkesë për denacionalizim. Organi që në bazë të ligjit kryen punën e tjetërsimit, në këtë rast Komuna e Tetovës, i ka kërkuar të gjitha dokumentet e nevojshme që kanë të bëjnë me këtë pronë edhe atë: – elaborat gjeodezik me të dhëna numerike – Fletë pronësi – Historiat të parcelës – Ekstrakt nga plani detal urbanistik. Përveç kësaj, pala pretendente ka bërë kërkesë për ndërprerjen e procedurës për tjetërsim të parcelës, të cilën Komuna e Tetovës e ka refuzuar si të pabazë.” – përgjigjen nga Komuna Tetovës.


Zejneli thotë se toka që është marrë ne vitin 1979 i ka takuar edhe familjarëve të tij në Turqi, por për shkak të mungesës se shtetësisë, thotë se ata nuk kanë të drejtë që ta kthejnë. Zjeneli pret që komuna e Tetovës t’i jap atij të drejtë pasi që të gjithë tokat në atë zonë janë denacionalizuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments