a shpërthyer një skadnal në komunën e Zhelinës. Përpos komunsë së thuhet se është mbi 5 milionë euro borxh, sot dega e BDI-së Zhelinë ka publikuar një skandal ku NPK-Zhelinë çdo vit shkon me humbje edhea te mbi 84 mijë euro.
“Ky është bilanci katastrofal i Ndërmarrjes Publike Komunale në Zhelinë, nën drejtimin e pushtetit aktual dhe një Drejtori që ka dështuar plotësisht.
Me të ardhura prej rreth 9.4 milionë denarë dhe shpenzime që kalojnë 14.6 milionë, ndërmarrja përfundon vitin me një humbje prej 5.132.126 denarësh, apo afërsisht mbi 84 mijë euro!
Pse kaq shumë para të shpenzuara, por asnjë përmirësim në terren?
Kush ka përfituar nga këto “shërbime të tjera” me mbi 300 mijë denarë?
Pse rrogat kalojnë 5.6 milionë denarë kur ndërmarrja është në kolaps?
Dhe mbi të gjitha: ku është përgjegjësia e drejtorit dhe e pushtetit që e emëroi?
Ndërmarrja që duhet të kujdesej për pastërtinë, ujin dhe mirëmbajtjen është shndërruar në një barrë financiare për komunën.
Të punësuarit nuk kanë mjete pune, banorët nuk kanë shërbime, por drejtori dhe ekipi i tij marrin rrogat e plota.
Koha është që Drejtori dhe Kryetari në ikje të japin llogari!
Koha është për ndëshkim të përgjegjësve!” thuhet në reagimin e BDI-Zhelinë.
