4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeS’ka zgjidhje për kaosin në rrugët e Tetovës, ardhja e mërgimtarëve rëndon...

S’ka zgjidhje për kaosin në rrugët e Tetovës, ardhja e mërgimtarëve rëndon problemin

Edhe pse stina e ardhjes së mërgimtarëve po ofrohet, as komuna e as Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës nuk kanë marrë ende asnjë hap për ta zbutur kaosin në rrugët e Tetovës. Komuna akuzon madje SPB-në se nuk bashkëpunon si duhet.

“I kemi votuar tashmë që shumë rrugë të bëhen një kahesh dhe kjo do të jetë efektive, dhe do jetë e qasshme sepse shumë rrugë nuk janë të gjëra sa duhet për të qenë me dy drejtime. Me vendim që e sollëm në këshill ato rrugë do bëhen një kahesh dhe shumë do e zbusin komunikacionin. Ne do dërgojmë shkresë deri tek SPB dhe nëse ata nuk ndërmarrin masa, ne do dalim para opinionit dhe do e shpalosim se ku qëndron problemi”, deklaroi Besar Durmishi, Kryetar i këshillit komunal Tetovë.

Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës, thotë se ka plan për uljen e kaosit në rrugë por nuk tregoj se kur do ta zbatojë. Nga ana tjetër SPB apelon shoferët e vendit, që pas ardhjes së mërgimtarëve, sa më pak të përdorin makinat.alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments