15 C
Tetovo
E shtunë, 12 Korrik, 2025
BallinaLajmeS’ka marrëveshje mes Kurtit dhe Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë

S’ka marrëveshje mes Kurtit dhe Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë

Kryeministri Albin Kurti, në shoqërim të ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, dhe të Financave,  Hekuran Murati, takuan zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Fehmi Hoti, dhe përfaqësues e pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës.

Gjatë këtij takimi, pas dëgjimit të kërkesave të tyre, kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirjen në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të caktohet në 50 përqind të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës.

Ndërsa Kurti njoftoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës se është kryer një kategorizim i veçantë dhe një vlerësim i shtesave të rrezikshmërisë për ta.

“Ky proces u realizua me kujdes dhe u bazua në të gjithë faktorët relevante që lidhen me punën dhe përgjegjësitë e tyre, duke marrë parasysh gjithashtu edhe kufizimet aktuale”, u tha në takim.Gjatë diskutimit, kryeministri nënvizoi përkushtimin e qeverisë për përmirësimin e kushteve dhe pajisjeve të punës për Policinë e Kosovës.

përgjegjësive të pjesëtarëve të Policisë, duke ulur në të njëjtën kohë nivelin e rrezikshmërisë në veprimtarinë e tyre.

Në këtë kontekst, kryeministri Kurti theksoi se përpjekjet për përmirësimin e kushteve të punës për Policinë e Kosovës do të reflektohen në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2024.

“Projekti i buxhetit parashikon një shtim të investimeve kapitale në Policinë e Kosovës, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të qeverisë ndaj sigurisë dhe efikasitetit të forcave të rendit”, u tha tutje.

Në fund, Kurti shprehu falënderim ndaj përpjekjeve dhe kontributit të tyre në ruajtjen e rendit dhe zbatimin e ligjit me profesionalizëm të lartë.

Takimi i NjSI-së erdhi pasi kjo njësi elitare e Policisë së Kosovës, patën protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor.

Ata paralajmëruan edhe një protestë për në 7 nëntor, por e cila u pezullua pasi pati premtim nga Kurti për t’i pritur në takim

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments