Raportuesi i vizave për Kosovën në Parlamentin Europian, Thjis Reuten, është pyetur për ata serbë të Kosovës që kanë pasaporta të lëshuara nga Beogradi nëse me to mund të udhëtojnë lirshëm pas vendimit për liberalizimin e vizave.
Beogradi siç dihet nuk u lëshon të njëjtën pasaportë serbëve që jetojnë në Kosovë, sikur atyre që jetojnë në Serbi. Për serbët e Kosovës dokumenti i udhëtimit lëshohet nga Drejtoria Koordinuese e MPB-së dhe me të nuk mund të udhëtohet pa vizë.
Reuten tha se kjo s’mund të ndodhë meqë ligji është i qartë që në zonën Schengen mund të udhëtojnë mbajtësit e pasaportave të Kosovës.
Legjislacioni është i qartë – pasaportat që lëshohen nga autoritetet kosovare. Dhe për ata që jetojnë në Serbi, ata tashmë kanë viza.
Vendimi është formuluar goxha me kujdes. Qytetarët e Kosovës me dokumente të Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm”, tha Reuten.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq javën e kaluar tha se çështjen e udhëtimit pa viza për serbët e Kosovës e ka ngritur në kuadër të dialogut Kosovë -Serbi.