15.5 C
Tetovo
E mërkurë, 21 Maj, 2025
BallinaLajmeBota“Situata po vështirësohet çdo ditë”- Banorët e Gazës përballen me urinë! OKB:...

“Situata po vështirësohet çdo ditë”- Banorët e Gazës përballen me urinë! OKB: Ndihmat nuk kanë arritur ende te civilët

Banorët në Gaza shprehen se situata atje po “vështirësohet çdo ditë”, ndërsa ekspertët globalë paralajmërojnë për “zi buke”.Banorët në Gaza shprehen se situata atje po “vështirësohet çdo ditë”, ndërsa ekspertët globalë paralajmërojnë për “zi buke”.

OKB-ja thotë se ekipet e saj në Gaza nuk kanë qenë ende në gjendje të shpërndajnë ndihmat pavarësisht se dhjetëra kamionëve me furnizime kanë hyrë gjatë dy ditëve të fundit në territor.Zyrtarët izraelitë thanë se 93 kamionë hynë në Gaza të martën, por situata atje mbetet shumë katastrofike, raporton BBC.

Michael Kleiner, një anëtar i partisë Likud të Netanyahut, tha për BBC se Izraeli po përpiqet të sigurojë që Hamasi të mos vjedhë ndihma, ndërsa fajëson grupin për pengimin e paqes.

Gjatë natës, 15 persona në Gaza u vranë në sulmet ajrore izraelite, sipas shërbimit të Mbrojtjes Civile të drejtuar nga Hamasi.Presioni ndërkombëtar mbi Izraelin ka vazhduar të rritet, pasi Mbretëria e Bashkuar pezulloi dje bisedimet tregtare për shkak të asaj që e përshkroi si përshkallëzim ushtarak “moralisht të pajustifikueshëm” të Izraelit në Gaza.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments