Eurodeputeti dhe kryetari i Partisë së Gjelbër Europiane, Thomas Waitz ka thënë se situata e fundit në veri është “rezultat i viteve të politikës etno-nacionaliste të Aleksandar Vuçiqit dhe retorikës përçarëse”.
Ai po ashtu “BE tashmë po e diskuton një ngrirje të bisedimeve për anëtarësim me Serbinë”
Austriaku i ka dënuar sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve, ndërsa ka thënë se Partia Popullore Europiane (EPP) duhet ta përfundojë urgjentisht bashkëpunimin me Vuçiqin.
“Këto përshkallëzime janë rezultat i viteve të politikës etno-nacionaliste të Aleksandar Vuçiqit dhe retorikës përçarëse. Edhe ushtarët dhe gazetarët e KFOR-it janë bërë objektiva të kësaj gatishmërie për dhunë. I dënoj sulmet në terma më të fortë. Partia Popullore Evropiane (EPP) duhet të përfundojë urgjentisht bashkëpunimin me Aleksandar Vuçiqin, kundër të cilit po zhvillohen protesta masive aktualisht në Serbi” .
Waits ka theksuar se “kemi nevojë urgjente për zgjidhje politike për krizën në veri” dhe që të dyja palët të kthehen në tavolinën e dialogut./21Media
My statement to #Kosovo and yesterdays riots: https://t.co/THL6i63ker pic.twitter.com/914ylxVYTR
— Thomas Waitz (@thomaswaitz) May 30, 2023