12.4 C
Tetovo
E hënë, 2 Mars, 2026
BallinaLajmeSituata në Lindjen e Mesme/ Rama telefonon Presidentin Mohamed bin Zayed Al...

Situata në Lindjen e Mesme/ Rama telefonon Presidentin Mohamed bin Zayed Al Nahyan: Shqipëria dënon sulmet ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Emirateve, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ku ka shprehur qëndrimin zyrtar të Tiranës për situatën e tensionuar në rajon.Kreu i qeverisë i cilësoi sulmet si shkelje e së drejtës ndërkombëtare, duke theksuar se Shqipëria qëndron në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe, me qëllim mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë së tyre, sipas mediave vendase.

Gjatë bisedës të dy liderët diskutuan edhe për përshkallëzimin e shpejtë ushtarak në rajon duke theksuar se tensionet duhet të ndalen sa më parë dhe konflikti të mos zgjerohet, pasi rrezikon të fusë rajonin në një fazë të rrezikshme paqëndrueshmërie, me pasoja jo vetëm për Lindjen e Mesme.Presidenti i Emirateve falënderoi Shqipërinë për mbështetjen dhe solidaritetin në këtë moment delikat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments